Motorola po përgatitet të konkurojë me një telefon të nivelit të lartë

schedule16:00 - 1 Mars, 2021

schedule 16:00 - 1 Mars, 2021

Motorola po përgatitet të nisë një telefon me specifikime të shkëlqyera, për ta përfshirë atë në një grup telefonësh konkurrues për pajisjet Samsung dhe Huawei, të cilat u lançuan në fillim të këtij viti.

Sipas informacionit në dispozicion, telefoni G100, i cili pritet të zbulohet zyrtarisht nga Motorola së shpejti, kishte marrë vlerësime të shkëlqyera kur u testua përmes aplikacionit të famshëm Geekbench për të vlerësuar performancën e pajisjeve inteligjente.

Supozohet se kjo pajisje ofrohet me një strukturë të papërshkueshme nga uji dhe rezistente ndaj pluhurit, e mbrojtur nga një shtresë xhami anti-goditje dhe gërvishtjet dhe e pajisur me një ekran prej 6.7 inç, një rezolucion prej 2520/1080 pikselë dhe një frekuencë prej 90 Hz.

Performanca e tij e shkëlqyeshme, sipas rrjedhjeve, do të garantohet nga një procesor tetë-bërthamor Snapdragon 870 dhe 8 GB RAM.

Motorola gjithashtu do t’i ofrojë asaj dy porta për kartat SIM, sisteme satelitore të pozicionimit dhe një bateri me një kapacitet prej 5000 mAh që mund të karikohet shpejt përmes një ngarkuesi me një kapacitet prej 20 vat.

Sa i përket kamerës primare të telefonit, ajo do të jetë një lente quad, me sensorë 64, 16 dhe 2 megapiksel dhe një kamerë e përparme me lente të dyfishtë me 16 + 8 megapiksel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!