Josep Borrell në konferencë me Ramën: Listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet

schedule14:56 - 1 Mars, 2021

schedule 14:56 - 1 Mars, 2021

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi se Shqipëria është në rrugë të mbarë në realizimin e reformave por theksoi se partitë politike duhet të kujdesen që në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit duhet të ketë njerëz me integritet. Duke folur nga Brukseli në konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Borrell theksoi se palët në Shqipëri duhet të punojnë në favor të integrimit europian për të mos i lënë vend polarizimit.

“Përpara se të hyjmë në hollësi. Së pari Shqipëria është partner kyç për bashkimin europian. Ajo është 100% në përputhshëri me vendimet e BE për çështjet e sigurisë. Kjo na jep një sinjal të qartë për përkushtimin për anëtarësimin në BE. Jeni shembull në Ballkan. Ne do vazhdojmë të ju qëndrojmë në krah në rrugëtimin drejt BE. Ne ju kemi dhënë dhe do vazhdojmë të ju japim mbështetje. Ne e përgëzuam Shqipërinë për këmbënguljen për të ecur përpara. Ne do të vazhdojmë të përgëzojmë Shqipërinë për rrugëtimin e saj drejt BE.

Në kontekstin në të cilin jemi para zgjedhjeve, ne theksojmë nevojën që listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet. Sa u përket zgjedhjeve ne kemi edhe një mesazh për partitë politike: Integrimi europian duhet të jetë objektiv i të gjithëve. Polarizimi i skajshëm nuk i shërben vendit pasi pengon ecurinë dhe progresin e vendit. Ne presim të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur pas miratimit të kuadrit negociues”, tha ai./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!