Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ndamë të njëjtën ndjesi”, projekti i veçantë që bëri bashkë gegen dhe laben

schedule11:07 - 1 Mars, 2021

schedule 11:07 - 1 Mars, 2021

Tringa Rexhepi, këngëtarja shqiptare që jeton dhe vepron prej vitesh në Kanada publikoi pak ditë më parë projektin më të fundit që mban titullin “Ti moj Kosovë”. Kënga ishte një dhuratë për të gjithë dashamirësit e saj për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Për këtë projekt, Tringa ka bashkëpunuar me poeten Marjola Saliu.

Dy vajzat në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit, ata ndanë detaje nga realizimi i këtij projekti të veçantë. “Është diçka shumë e bukur dhe më pëlqen të futem në botën e të tjerave dhe më ka ndodhur dhe herë të tjera që unë t’ju dedikoja një poezi apo tregim, por me Tringën ishte më e thjeshtë për të shkruar për Kosovën sepse është diçka që e ndajmë bashkë, besoj se është e njëjta ndjesi.”, u shpreh Marjola.

Tringa u shpreh se nëpërmjet kësaj kënge shpreh kujtimet dhe mallin për të afërmit e saj në vendlindje. “Desha me realizuar këto memoriet e mia kur kam qenë në Kosovë, vendet e bukura në vendlindje. Janë mendimet deri në moshën 8 vjeçare, familjen e kam në Kosovë. Në këngë flas për magnetin, janë dhe vendet por për mua janë dhe gjyshërit e mi në memoriet e Kosovës.  Kur flasim në këngë për të parët, këta janë për mua familja ime. Dhe normal memoriet e vendlindjes nuk hiqen kollaj”, u shpreh ndër të tjera Tringa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!