Dy gjyqtarë nga Gjykatat e Apelit të Rretheve Gjyqësore kanë shfaqur interes për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Këto kandidatura kanë shmangur rrezikun e ngërçit ku mund të futej procesi, pasi janë shfaqur vetëm 48 orë para skadimit të afatit kohor. Burime pranë Gjykatës së Lartë konfirmuan se dy gjyqtarët kanë depozituar dokumentacionin përkatës pranë këtij institucioni, por nuk bënë të ditur identitetin e tyre.
Emrat e paraqitur në Gjykatën e Lartë të publikohen në përfundim të afatit të raundit të dytë, në 6 shtator. Për shkak të mungesës së interesit nga ana e gjyqtarëve të Apelit të Rretheve, në 22 gusht 2018 Gjykata e Lartë bëri një thirrje të dytë për paraqitje kandidaturash për në KLGJ. Gjyqtarët u ftuan të kandidonin për kandidatyrën vakante të mbetur pas shkarkimit nga detyrë të gjyqtarit të Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva, për shkak të procesit të Vettiungut./abcnews.al