Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestat për Rashës, Çuçi: Nuk kishte dhunime të të miturve, drejtësia do të vendosë

schedule10:27 - 1 Mars, 2021

schedule 10:27 - 1 Mars, 2021

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën plenare të radhës, ku është kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës parlamentare edhe një interpelancë urgjente me kryeministrin.

Në mungesë të kryeministrit ministri Çuçi ka bërë një bilanc në lidhje me atë çfarë ka ndodhur dhe me të shoqëruarit në lidhje me vrasjen e Klodjan Rashës me 8 dhjetor në Tiranë nga efektivi i forcave Shqiponja.

Çuçi tha se pas asaj ngjarjeje të rëndë Tirana dhe disa qytete të tjera të vendit u përballën me tubime dhe protesta të dhunshme. Ai tha se nuk ka pasur dhunim të të miturve.

“Pas kësaj ngjarje të rëndë që shpreh keqardhjen dhe të ngushëlloj familjen Rasha, Tirana dhe shumë qytete të tjera u përballën me protesta të shumta me të rinj nga mosha 12-20 vjeç ku Tirana ishte pika kryesore. Në total gjatë protestave janë dëmtuar 46 police, në ngarkim të personave të arrestuar dhe të shoqëruar janë zbatuar të gjithë format e duhura të ligjit. Në total janë 46 punonjës policie të dëmtuar gjatë protestave, 8 policë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, 2 të Policisë së Shkodrës dhe pjesa tjetër punonjës të FNSH. Procedime penale për tubim të paligjshëm janë 578 persona, 97 të arrestuar, të mitur nga 14-18 vjeç, 4 persona. Proceduar në gjendje të lirë 470 persona, në kërkim 8 persona

Nga mosha 14-17 janë 215 persona të proceduar. Mbi 16 vjec 5 persona. Nga personat e proceduar në gjendje të lirë dhe të shoqëruar, kishte 42 persona që akuzoheshin për shpërndarje droge mes të cilëve vetëm 14 janë shoqëruar. Hetimet në lidhje me vrasjen e Rashës janë mbyllur dhe ka prova të mjaftueshme për fajesinë e efektivit të forcave Shqiponja”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!