Robert Berisha është rikthyer me emisionin tij “Robi plaket kur don vet”. Ai vendosi të merrte pak kohë pas vdekjes së mamasë së tij dhe tashmë ka nisur përgatitjet për të rifilluar transmetimin. Roberti ka ndarë një video në rrjete sociale, ku shihet në studion e emisionit të tij, por kësaj radhe në rolin e të ftuarit.
Ai shihet përballë vajzës së tij, Renee e cila po bën rolin e “moderatores”. Renee shihet e ulur në vendin e të atit, ndërsa i drejtohet:”Mirë se erdhe në emision.” “Mirë se të gjeta. Faleminderit për ftesën” ia kthen Roberti. Kujtojmë që Roberti pak javë më parë, u përfol për një lidhje me modelen italiane, Maria Bove.
Dyshimet lindën pasi dyshja postuan fotografi nga një darkë, shoqëruar më më pas me një video ku shiheshin duke shkëmbyer puthje pasionante. Mirëpo, burime për Prive kanë konfirmuar se Roberti dhe Maria nuk janë në një lidhje, ashtu siç u spekulua në media.