Duele të forta dy ndeshjet e sotme në IPKO Superligën e Kosovës. Drita kampione fitoi 3-1 në shtëpi kundër Besës së vendit të fundit dhe ka dalë në krye të renditjes, edhe falë humbjes së Ballkanit në Podujevë.
Llapi triumfoi 1-0 kundër skuadrës së Shkëmbit. Xhevdet Shabani realizoi një dygolësh për Dritën, teksa pati festë edhe për një tjetër Shaban, Bujarin. Hajdini shënoi golin e nderit për ekipin nga Peja.
47 pikë numërojnë “Intelektualët” dhe kryesojnë kampionatin dardan, teksa Ballkani ndjek me dy pikë më pak. Skuadra nga Suhareka doli pa pikë nga ndeshja me Llapin. Të dy ekipet e mbyllën ndeshjen me nga 10 lojtarë.
Marijan Coric u ndëshkua me të kuq për vendasit, teksa në krahun tjetër Mevlan Zeka. Golin e fitores për Llapin e realizoi Edon Sadriu në pjesën e dytë. Fitorja e dytë radhazi për Llapin që mban vendin e gjashtë në renditje. /abcnews.al
IPKO Superliga e Kosovës, java e 22-të
Drita-Besa 3-1
(Xh Shabani (2x), B Shabani / Hajdini)
Llapi-Ballkani 1-0
(Sadriu)