Liverpooli raportohet se është duke planifikuar shitjen e Xherdan Shaqirit në merkaton e verës së ardhshme, teksa ka fiksuar edhe çmimin.
Minutat në dispozicion të Shaqirit janë shumë të pakta dhe Liverpool planifikon ta shesë për t’i gjetur një klub ku të luajë më shumë dhe vetë ata të përfitojnë financiarisht nga shitja e tij.
“Football Insider” raporton se kampionët e Anglisë kërkojnë të paktën 26 milionë paund nga shitja e Shaqirit, i cili gjithashtu kërkon të largohet.
Kontrata aktuale e Shaqirit përfundon në verën e vitit 2023. Kriza prej pandemisë i ka dëmtuar shumë klubet dhe mbetet të shihet nëse ndokush do të jetë i gatshëm të paguajë një shumë të tillë për Shaqirin. /abcnews.al