Shifrat për vitin 2021: Laçi e Partizani “kokë më kokë”, Skënderbeu pikiatë

schedule16:42 - 28 Shkurt, 2021

schedule 16:42 - 28 Shkurt, 2021

Titulli kampion synohet nga katër skuadra këtë sezon në Superiore, pasi edhe diferenca e Vllazninë me Partizanin, Laçin dhe Teutën është mjaft e vogël. Gara pritet të jetë interesante deri në fund.

Ky vit, ka parë dy skuadra mbi të tjerat, në aspektin e pikëve. Sigurisht me diferencë të vogël, pasi i tillë është kampionati. Skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë është Laçi, me 20.

Partizani e ndjek me 19 pikë, ndërkohë që Teuta gjatë këtij viti ka pasur një ecuri të mirë dhe ka arritur të grumbullojë 17 pikë. Vllaznia në javët e fundit ka vuajtur.

Kryesuesit e kampionatit kanë marrë 6 pikë në 6 ndeshjet e fundit, kurse në vitin 2021 numërojnë 15 pikë. Kukësi mbyll pesëshen e parë, me 13, po aq sa Tirana kampione në fuqi.

Nga ekipet që luftojnë për mbijetesë Skënderbeu ka bërë paraqitjen më të dobët, me 5 pikë, një më pak se Apolonia dhe dy më pas se Bylisi. Kastrioti që tenton të sigurojë mbijetesën sa më parë ka marrë 9 pikë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!