Liverpool ka disa kohë që po vuan dhe të gjithë pasojat mund t’i vuajë vetëm një person. Ai është Jurgen Klopp, i cili duke filluar nga sezoni tjetër mund të mos jetë më trajneri i “The Reds”. Tifozët besojnë se cikli i tij po mbaron dhe kërkojnë një ndryshim në pankinë.
Sipas raportimit të “The Mirror”, një nga emrat më të përfolur për të zëvendësuar gjermanin është Steven Gerrard. Kapiteni legjendar i ekipit po shkëlqen nën drejtimin e Rangers në Skoci, ku pas 30 ndeshjeve renditen në vendin e parë me 25 pikë më shumë se Celtic i vendit të dytë.
Sigurisht që anglezi ka pëlqimin e tifozëve dhe është një kandidatë serioz për stolin e Liverpool. Ndërkohë, Klopp është lidhur shpesh me kombëtaren gjermane. Mendohet se do të jetë pikërisht ai pasardhësi i Joachim Loë, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë gjatë verës. /abcnews.al