Kosovë-Serbi, Gjermania: Do ta ndalojmë ndryshimin e kufijve

schedule23:12 - 3 Shtator, 2018

schedule 23:12 - 3 Shtator, 2018

Gjermania ka përforcuar qëndrimin e saj kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Në reagimin e radhës, Berlini ka paralajmëruar se, do të bllokojë integrimin europian të dy vendeve nëse kalohen vijat e kuqe.

Nëse mes Kosovës dhe Serbisë arrihet një marrëveshje për ndryshimin e kufijve në baza etnike, atëherë Gjermania nuk do ta lejojë. Paralajmërimi i radhës nga Berlini ka ardhur nga Bodo Veber, anëtar i hershëm i Këshillit për Politikat Demokratike.

“Dhe në rast se verifikohet një konflikt, Berlini do të ndalojë hyrjen e Serbisë dhe Kosovës në BE”, ka thënë Veber.

Në një intervistë për “Deutsche Welle”, analisti e ka vënë theksin tek qëndrimi i shprehur nga kancelarja Merkel tek liderët e Ballkanit, për integritet territorial sipas kufijve aktualë.

Veber ka akuzuar Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federika Mogherini se e ka nxjerrë dialogun Kosovë-Serbi nga rruga e normalizimit të marrëdhënieve dhe e ka futur në një situatë krize.

“Dhe rezultati i kësaj krize do të jetë kalimi i të gjitha vijave të kuqe. Dhe mosveprimi për këtë tejkalim do të nxjerrë edhe njëherë në pah pafuqinë e Europës”, ka vijuar Veber.

Ai ka shtuar më tej se nuk ndihet i habitur nga qëndrimi indiferent i Uashingtonit, pasi sipas tij, që kur mori detyrën presidenti Trump ka punuar për të shkatërruar atë rend që Europa është përpjekur të ndërtojë në 30 vjet.

“Gjermania mbetet për një zgjidhje me kufij multietnikë, me të drejta të forta për minoritetet dhe kjo është e vetmja alternativë e bisedimeve”, ka shtuar Veber./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!