E kemi parë si një stilistje, por ditën e sotme në emisionin “Nuk është karantinë”, Rezarta Skifteri tregoi anën e saj të panjohur. Stilistja ndau për shikuesit e emisionit një ditë nga rutina e saj stërvitore në palestër. Për moderatorin Eni Shehu, ajo shpjegoi ushtrimet që ndjek që të mbajtur veten në formë.
Rezarta tregoi se iu rikthye palestrës vetëm një muaj pasi mposhti koronavirusin, ndërsa shtoi “ndërkohë që isha sëmurë, bëja pak stërvitje në shtëpi.” “Një femër duhet të merret me sport sepse është mirë për trurin, trupin, organizmin, për stresin.”, thotë Rezarta. /abcnews.al