Turistët britanikë në pritje të lirisë, prenotojnë Spanjën

schedule14:38 - 27 Shkurt, 2021

schedule 14:38 - 27 Shkurt, 2021

Këtë verë turistët britanikë do të sulmojnë plazhet e Binidorm, një nga zonat më të njohura të Costa Blanca.

Sipas shoqatës së hotelerisë në komunitetin valencian, ditët e fundit ka pasur një numër të madh prenotimesh. Kjo arsyetohet me deklaratat e fundit të kryeministrit britanik Boris Johnson i cili u shpreh se udhëtimet ndërkombëtare mund të rifillojnë që në 17 maj.

Prenotimet janë rritur më 565% dhe janë të gjitha prenotime nga Mbretëria e Bashkuar.

Por vera është ende larg: për të dytin vit rresht hotelet e zonës nuk do të mund të shfrytëzojnë periudhën e pashkëve.

Hotelierët shprehen se varen pikërisht nga turistët britanikë, dhe qeveria e Johnson ka thënë se deri në mes të muajit maj nuk do të mund të vijnë. Pra deri në atë kohë në këtë zonë nuk do të ketë aktivitet.

Por prenotime të shumta ka pasur drejt zonave turistike dhe për Rianair dhe Easyjet, që pas deklaratave të Johnson kanë parë se si janë rritur titujt e tyre në bursë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!