Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ka goditur me thikë djalin e tij.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme pas një konflikti për motive të dobëta.
Lexo edhe: Në pranga për vepra të ndryshme penale, policia jep detajet për arrestimet në Tiranë
63-vjeçari G.V., më herët është dënuar për veprën penale vjedhja, ndërsa ditën e djeshme pas një sherri të çastit ka goditur me thikë djalin e tij G.V., i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Informacion- G. V., 63 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” pasi ditën e djeshme gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij shtetasin G. V., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
/abcnews.al/