“Ndihem e shfajësuar”, Cardi B flet hapur për ndërhyrjet kirurgjikale

schedule18:57 - 26 Shkurt, 2021

schedule 18:57 - 26 Shkurt, 2021

Cardi B ka folur gjithmonë hapur lidhur me ndërhyrjet e saj estetike. Dhe pse është përballur me kritika të shumta, reperja thotë se kirurgjia plastike e ndihmoi atë të ndihej më e sigurtë me veten.

Gjatë një interviste, reperja u shpreh se djemtë e tallnin gjithmonë në shkollë për format e saj trupore dhe se ishte shumë e dobët. “Kjo më bënte të ndihesha kaq e shëmtuar dhe e pazhvilluar.”, u shpreh reperja.

Cardi B Has a Message for Those Throwing Plastic Surgery Shade - E! Online

Ajo thotë se ndërhyrjet e kanë bërë të ndihet si version më i mirë i vetes. “Kur isha 18 vjeç dhe u bëra valltare, kisha mjaft para për të bërë gjoksin. Kështu që çdo pasiguri që ndjeja me gjoksin tim u zhduk.”, tha Cardi duke shtuar më tej: “Atëherë u ndjeva shumë e sigurt. Ndihem shumë e shfajësuar.” /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!