Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini: Keqardhje, lamë dy pikë! Aleksi nervoz, goli i dytë duhet analizuar mirë

schedule18:21 - 26 Shkurt, 2021

schedule 18:21 - 26 Shkurt, 2021

Edi Martini, trajneri i Teutës, pas ndeshjes që skuadra e tij zhvilloi me Kukësin, foli në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Shkodrani analizoi atë që skuadrat dhanë në fushën e lojës.

“Më mërzit fakti që na barazuan dy herë, kur ishin në avantazh. Nuk na kishte ndodhur kurrë. Na duheshin tre pikët me patjetër, por ky është futbolli. U tërhoqëm shumë në pjesën e dytë”, tha fillimisht trajneri shkodran.

“Fola me djemtë, u thashë të shohim ndeshjen tjetër me Vllazninë. U thashë të rrimë me kokën lart. Sot e meritonim të fitonim”, shtoi Martini.  Në lidhje me ritmin e ndeshjes dhe golin vrastar, trajneri i Teutës shtoi:

“Pas barazimit e rritëm presionin, është e saktë kjo. Është parim, edhe nëse nuk do të tërhiqesh kur je në epërsi. E sjell loja një lëvizje të tillë, nuk është se e kërkuam. Normalisht kundërshtari del para dhe prishen balancat. Është pak e komplikuar si situatë. Është thjesht çështje që vjen nga rezultati”.

“Aleksi i papjekur? Ai është karakter i vështirë në lojë, e humbet durimin. Na rrezikoi edhe me kartonin e verdhë, ishte shumë nervoz. Ndaj e zëvendësuam. I kërkuam të ruajë qetësinë. Është krejt ndryshe nga jeta e përditshme. Duhet të jetë më i matur”.

“Goli? Ishte bosh në mbulim ai që shënoi, pasi nuk është një lojtar shtatlartë. Do e shohim me kujdes, pasi këto janë gabime që të shqetësojnë”, përfundoi trajneri i Teutës, Edi Martini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!