Pas polemikave mbi përdorimin e përmbajtjeve pa marrë parasysh referencat nga rrjetet sociale, Facebook është zotuar të investojë të paktën një miliard dollarë, gjatë tre viteve të ardhshme, në industrinë e informacionit. Lajmi u konfirmua nga nënkryetari i çështjeve globale të Facebook, Nik Kleg.
Ai tha se rrjeti social është më se i gatshëm të bashkëpunojë me botuesit: “Ne e pranojmë plotësisht se gazetaria cilësore është në zemër të mënyrës se si funksionojnë shoqëritë e hapura, duke informuar dhe fuqizuar qytetarët dhe duke kontrolluar të fuqishmit” theksoi ai.
Analistët mendojnë se ky vendim ndihmon për të dhënë pak më shumë ekuilibër në marrëdhëniet midis teknologjive të mëdha, platformave digjitale në veçanti, dhe organizatave që pranojnë këtë lloj gazetarie.
Angazhimi i rrjetit social vjen pasi qeveria Australiane miratoi ligjin e ri i cili parashikon negociata të detyrueshme ndërmjet botuesve dhe platformave digjitale, por që mbledh gjithashtu ide të sugjeruara nga Facebook gjatë fazës së negociatave./abcnews.al