Një 7-vjeçare në Vlorë ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi.
Shoferi që përplasi vajzën e mitur me iniciale A. C., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Po punohet më tej për zbardhjen e ngjarjes. sb/abcnews.al/