Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, bën me dije se programi i Lëvizjes Socialiste për Integrim do të sjellë më shumë të ardhura në xhepat e qytetarëve.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Kryemadhi shprehet se sa më i lartë shpenzimi aq më i lartë është edhe vlera e kthimit.
“Edhe ata që sot e kanë një punë, pothuajse të gjithë pagën e tyre e çojnë për ushqime, veshje dhe shërbime. Të ardhurat janë të pamjaftueshme për të përballuar koston e lartë të jetesës.
Ne e dimë se qytetarët kanë nevojë për ndihmë të shpejtë, ndaj me programin e LSI-së për rimbursimin 5% të vlerës së shpenzimeve, përjashtuar ato në entet publike, ndërsa formalizojmë së bashku ekonominë, sjellim më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve. Sa më i lartë shpenzimi, aq më e lartë vlera e kthimit”, shkruan Kryemadhi bashkangjitur videos së publikuar.
/abcnews.al/