Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Kamzë ku i është vënë tritol makinë së Gjon Menës .
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Gjergj Cukali, i arrestuar si autor i dyshuar, ka mohuar njohjen me objektivin e atentatit, Gjon Menën.
Policia ka dyshime se Cukali është urdhëruar nga persona të tjerë të paidentifikuar për t’i bërë atentat Menës Ndërkohë pritet që Cukali pritet të dal sot në gjykatë për caktim mase sigurie.
LEXO EDHE: FOTO/Shpërthimi i makinës luksoze në Kamzë, zbulohet ku ishte vendosur lënda plasëse
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Kamëz, ku policia arrestoi dhe mbajti të fshehtë arrestimin e dy kushërinjve që vendosën tritolin, Enver dhe Edmond Jakimi
Ndër të tjera dhe masa e tyre është dhënë në fshehtësi me pretendimin që të zbuloheshin porositësit./abcnews.al