“Ka shtete që s’kanë bërë gjilpërën e parë”, Rama: Gjysmë milion turistë në Kalanë e Beratit në 2014-2020

schedule09:08 - 26 Shkurt, 2021

schedule 09:08 - 26 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarë, deputetë të zonës së Beratit, duke diskutuar për projektet e nisura për këtë qytet.

Rama u shpreh se PS ka nevojë për mbështetjen e të gjithë dhe për një bashkim të madh forcash, pasi sipas tij sfidat nuk janë partitë, por jetësore.

Ndërsa u ndal tek pandemia e Covid, Rama tha se falë punës dhe përpjekjeve nga qeveria është arritur dhe sigurimi i i vaksinës, ndërsa shtoi: “Ka ende shtete që s’kanë bërë gjilpërën e parë”. 

“Sfida e madhe e daljes nga kthetrat e armikut të padukshëm dhe çlirimit të njerëzve nga ankthi i armikut të padukshëm është një sfidë jetësore që ne do ta fitojmë , falë edhe bashkimit të madh të njerëzve me vetëdijen që kjo është një sfidë që i përket të gjithëve jo vetëm shtetit. Tani është koha për t’i dhënë një shtysë finale me vaksinimin e qytetarëve”,tha Rama.

Ndërkohë ai gjithashtu thekshttps://youtu.be/GYFt-AnCFsYoi se në muajin mars pritet të mbyllet edhe vaksinimi i bluzave të bardha. Më tej kryeministri u ndal edhe tek sfidat e turizmin në këtë zonë duke u shprehur se projekti i “Rilindjes Urbane”, i ka dhënë sipas tij ndryshime të dukshme qytetit të Beratit, ndërsa tha: “Gjysmë milion vizitor ka pasur në Kalanë e Beratit për periudhën 2014-2020″.

“Pandemi ka goditur turizmin, gjithashtu edhe Beratin. Por është fantastike që njerëzit kanë vazhduar të punojnë dhe vetëm vitin e fundit janë bërë gati 350 dhoma të reja. Në Berat janë katërfishuar kapacitet që në momentin që kemi filluar punën për projektin “Rilindja Urbane”.

Kemi një shifër që flet shumë për ndryshimin e madh që ka nisur, do të kishim edhe më shumë po të mos kishim pandeminë.

Gjysmë milion vizitor ka pasur në Kalanë e Beratit për periudhën 2014-2020. Qarku Beratit është një qark i cili po shkon çdo ditë në kthimin e vlerave të trashëgimisë, traditës natyrës për të fituar përmes turizmit. Gjithashtu është domethënës ndryshimi në hapësirën rurale,  ka grumbullues të fuqishëm prodhimesh bujqësore”, tha më tej Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!