Një sasi e vogël tritoli shpërtheu në hyrjen e një lokali në qytetin e Laçit. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen nr. 4 pranë stadiumit, në pronën e Llesh Burakut. Sipas policisë, nga shpërthimi është dëmtuar pak porta kryesore e lokalit, por nuk ka patur dëme në njerëz.
Ndërkohë policia shoqëroi në komisariat Burakun, pasi kur kameramanët e televizioneve të ndryshme kanë shkuar të filmojnë vendin e ngjarjes, ai dyshohet se ka nxjerrë pistoletën. Pas disa orësh qëndrimi në komisariat Buraku u la i lirë pasi u provua që nuk kishte me vete armë zjarri./abcnews.al