Vaksina ruse arrin në Podgoricë, Mali i Zi pret doza edhe nga Kina

schedule17:03 - 25 Shkurt, 2021

schedule 17:03 - 25 Shkurt, 2021

Pesë mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik-V” mbërritën mesditën e sotme në aeroportin e Podgoricës, njoftoi qeveria malazeze.

Më parë, një ngarkesë tjetër e vaksinës ruse u dërgua në Malin e Zi nga Serbia. Ministria malazeze e Shëndetësisë njoftoi se ishte në pritje të mbërritjes së vaksinave nga Kina, “Sinopharm” dhe “Pfizer” nga SHBA.

30 mijë doza do të vijnë në ditët në vijim nga “Sinopharm” në Malin e Zi për të vaksinuar grupet e rriskut. I vetmi vend në Ballkan ku ende nuk ka arritur asnjë dozë vaksine është Kosova.

Shqipëria ka marrë disa ngarkesa nga “Pfizer”, ndërsa për momentin i ka përjashtuar, por nuk u ka mbyllur derën vaksinave ruse dhe kineze./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!