A ka mutacione të virusit në Shqipëri, Fico: S’kemi ende përgjigje, por dyshimet tona janë të arsyeshme

schedule11:22 - 25 Shkurt, 2021

schedule 11:22 - 25 Shkurt, 2021

Komiteti Teknik i Ekspertëve, është mbledhur ditën e sotme për të dhënë përditësim rreth situatës së epidemisë në vend, si dhe për masat anti-covid që po zbatohen në vend. E pyetur nga gazetarët në sallë rreth përgjigjeve për muatacionet e koronavirusit, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se ende nuk ka një përgjigje nga laboratori në Britaninë e Madhe.

“Është një vëmendje shumë e madhe e jona, po i ndjekim, kemi komunikime të vazhdueshme me laboratorin në Londër. Fatkeqësisht nuk kemi akoma një përgjigje. Jemi të gjithë tejet të interesuar.  Nuk është një gjë që nuk varet nga ne.”

Ndërsa, Albana Fico u shpreh se procesi po ndiqet nga afër, ndërsa argumentoi se konfirmimi i një mutacioni nuk është një proces aq i lehtë dhe kërkon kohë.

“Ne e ndjekim nga afër këtë lloj procesi, nuk bëhet si PCR që mund të marrë nga një ditë deri në disa.  Kur futet mostra për t’u sekuencuar, ka një zgjatje të caktuar. Algoritmi është tejet profesional. Mostrat janë çuar në laboratorin numër një në botë. Fakti që nuk ka priotirizim, aty ka radhë. Duhet të kuptojmë, me mutacion pa mutacion, kemi shifra e dyshim të arsyeshme.”

Fico shtoi më tej, se edhe pse nuk ka përgjigje zyrtare rreth mutacioneve, dyshimet e ekspertëve kanë vlerë shkencore.

“Dinamika moshore ka ndryshuar patëm rritje të pozitivitetit janë elemente që me firmën e Anglisë, apo pa të, kemi një dyshim të arsyeshëm,. Kjo ka vlerë shkencore. E rëndësishme në fund të ditës është përkujdesja e autoriteteve për të vënë nën kontroll zbatimin e masave.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!