Australia miraton ligjin: Facebook dhe Google do të paguajnë për lajmet

schedule08:31 - 25 Shkurt, 2021

schedule 08:31 - 25 Shkurt, 2021

Australia ka miratuar ligjin e parë në botë që e bën Google-in dhe Facebook-un të paguajë për përmbajtjen e lajmeve në platformat e tyre.

Sipas BBC, legjislacioni është kundërshtuar ashpër nga gjigantët amerikanë të teknologjisë.

Ligji australian është parë si një test i mundshëm për raste të ngjashme në shtetet e tjera që të paguhen nga platformat dixhitale për lajmet e tyre. Ai ka kaluar sot në Shtëpinë e përfaqësuesve pasi kishte kaluar më parë në Senat.

Kujtojmë që javën e kaluar Facebook-u ka bllokuar të gjitha përmbajtjet e lajmeve të Australisë mirëpo ka përmbysur vendimin këtë javë pas negociatave me qeverinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!