“Guardiola më vrau vetëbesimin, Nagelsmann është komplet ndryshe”

schedule16:59 - 24 Shkurt, 2021

schedule 16:59 - 24 Shkurt, 2021

Angelino luan në krahun e majtë të mbrojtjes, bën mirë të dy fazat e lojës, përfshihet shumë në aksionet për gol të Leipzig, teksa jo rrallë herë ia del të shënojë (8 gola këtë sezon). 24-vjeçari spanjoll është një nga pikat më të forta të ekipit gjerman.

Leipzig vendosi të paguajë 18 milion euro te Manchester City për të siguruar përfundimisht shërbimet e lojtarit anësor. Pep Guardiola nuk besonte te ai, teksa ndryshe ndodh me Julian Nagelsmann, të cilin Angelino e vlerëson shumë.

Nagelsmann është shumë i drejtpërdrejtë dhe shumë miqësor kur flet me ty. E ndjej që kam një raport shumë të mirë me të. Njësoj si Guardiola, Julian e adhuron të praktikojë një futboll me qarkullim topi, teksa kërkon që ta rifitojmë sa më shpejt topin kur e humbasim.

Por, ka një diferencë të madhe midis tyre: njëri më ka dhënë shumë besim, ndërsa tjetri fare. Guardiola më ka ‘vrarë’. Nuk më dha asnjë shans për të treguar vlerat e mia. Nga njëra anë, unë mësova shumë prej tij, por nuk luajta aq sa dëshiroja.

Nëse dikush beson tek ti, të aktivizon çdo javë dhe ti duhet t’ia shpërblesh besimin. Qëndrova 6 muaj pa luajtur, nuk ishte pak, dhe nuk dua ta provoj më atë ndjesi. Shpresoj të vazhdoj të punoj për shumë kohë me Nagelsmann“, deklaron Angelino. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!