“Totalisht pa shpresë, por dolën nga intubimi”, mjekja e Sanatoriumit tregon mrekullinë për ABC

schedule17:06 - 24 Shkurt, 2021

schedule 17:06 - 24 Shkurt, 2021

Alma Cani, shefja e reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi” rrëfeu për gazetaren e ABC Ema Shazivari disa nga mrekullitë brenda COVID-2, të pacientëve që kanë arritur që të rikthehen nga një gjendje e pa shpresë, duke dalë nga intubimi.

LEXO EDHE: SPECIALEABC brenda Sanatoriumit, dëshmitë tronditëse të pacientëve: Të rinjtë që po luftojnë me COVID-19

Këtu kemi nxjerrë 2-3 raste, i fundit para disa muajsh, ku gjendja ishte totalisht e pashpresë, një burrë 65-vjeç, i cili pasi u asistua në frymëmarrje artificiale prej 10 ditësh, mundi ta kalojë me sukses dhe të marrë frymë lirisht” tha ajo.

Janë më shumë se 30 raste në ditë që paraqiten në spital, në gjendje të rënduar si pasojë e COVID 19. Gazetarja e ABC, Ema Shazivari ishte në Sanatorium dhe ju tregon nga afër se çfarë bëhet, brenda mureve të spitalit “Shefqet Ndroqi”./ db/Abcnews.al