“Boll me hipokrizi”, SFPSH kërkesë Ramës: Vaksinoni edhe ish-futbollistët

schedule14:16 - 24 Shkurt, 2021

schedule 14:16 - 24 Shkurt, 2021

Para pak ditësh në vendin tonë qeveria vendosi të bëjë një ndarje në lidhje me vaksinimin, për shkak të numrit të vogël të vaksinave të ardhura deri më tani në vendin tonë.

Kështu, u vendos që të parët të vaksinohen personalitetet e vendit tonë, që janë mbi 80 vjecc. Në këtë listë ishin kryesisht aktorë, këngëtarë apo figura të njohura akademike dhe politike.

Pas kësaj, Sindikata e Futbollistëve ka reaguar, duke i kërkuar qeverisë vaksinimin edhe të personaliteteve të futbollit.

POSTIMI – Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë e shqetësuar për situatën që po kalon vendi për shkak të pandemisë globale të shkaktuar nga virusi COVID-19 i drejton sot një kërkesë publike kryeministrit të vendit z.Edi Rama.

Z.Kryeministër pa dashur që të bëhemi pjesë e debateve politike të momentit, kërkojmë nga ana juaj që në proçesin e vaksinimit të përfshini si subjekte me risk të lartë për humbje jete edhe ish-sportistët.

Ish-sportistët që i kanë dhënë gjithccka këtij vendi, vitet me të bukura të jetës, emocione të mëdha dhe krenari kombëtare dhe në këmbim kanë marrë pothuajse asgjë.

Për shkak të karrierës së tyre sportive në ngarkesa të larta fizike,sot që kanë mbi supe dhe vitet e jetës aspak të lehtë,janë ndër personat më të riskuar nga virusi COVID-19.

Nuk duam të përmendim disa dhjetëra ish-sportistë që kanë humbur jetën gjatë kësaj kohe por po marrim shkas nga fakt konkret.

Sot ndodhet i shtruar në spital në gjendje shumë të vështirë shëndetësore legjenda e futbollit kavajas, Muharrem Karriqi. Askush nuk është kujtuar për njërin nga futbollistët më të mëdhenj që ka nxjerrë futbolli kavajas.

Z.Kryeministër këto njerëz që janë vlerat e shoqërisë tonë duhen ndihmuar sa i kemi mes nesh si shembuj të gjallë për fëmijët tanë. Më pas tufat e luleve apo fjalët prekëse në rrjete sociale janë vetëm një hipokrizi e shpifur.

Gjithashtu i bëjmë thirrje të gjitha federatave sportive në tërësi dhe FSHF në veçanti që të zgjohen nga gjumi dhe t’i vijnë në ndihmë ish-sportistëve.

Konkretisht bazuar në dokumentet dhe statistikat që ata kanë, t’i propozojnë sa më shpejt Kryeministrit z.Rama dhe Ministres së Shëndetësisë, znj.Manastirliu emrat e ish-sportistëve, të cilët për shkak të moshës apo problemeve të tjera shëndetësore, kanë nevojë urgjente për vaksinim. /abcnews.al