Ekspertët kanë paralajmëruar se varianti britanik ka të ngjarë të shkaktojë rritje të rasteve në SHBA gjatë pranverës.
Sipas tyre mënyra më e mirë për të mbajtur nën kontroll virusin është vaksinimi i sa më shumë personave. SHBA ka raportuar më shumë se 1,880 raste në 45 shtete, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
“Do të kemi rritje të rasteve në pranverë dhe kjo mund të rezultojë në një valë tjetër, në prill ose maj.
Por ka dyshime nëse gjërat do të jenë nën kontroll gjatë verës, sipas ekspertëve. Përpjekjet e vaksinimit dhe masat e marra si përdorimi i maskës dhe distancimi shoqëror do të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit.
Vaksinimi do të jetë mënyra më e mirë për të ngadalësuar përhapjen e virusit, thanë ekspertët.
Dr. Larry Corey, një ekspert i vaksinave në Universitetin e Uashingtonit, i cili ka udhëhequr provat klinike të vaksinave të koronavirusit, tha se vaksinat e disponueshme deri më tani duket se mbrojnë njerëzit nga variantet./abcnews.al