Bayern Munchen fitoi bindshëm sot me shifrat 1-4 ndaj Lazios, duke hipotekuar kualifikimin ende pa u luajtur ndeshja e dytë në Gjermani.
Në listën e golashënuesve nuk kishte si të mungonte Robert Lewandowski . Polaku shënoi golin e parë të ndeshjes, kur e ndoqi me kujdes lojën dhe përfitoi nga një pasim i gabuar i Mussachio dhe rrëmbeu sferën e mposhti Reinan.
72 – Robert Lewandowski has scored 72 UEFA Champions League goals, overtaking Raúl to go outright third behind Cristiano Ronaldo (134) and Lionel Messi (119). Predator. pic.twitter.com/cz9w0aKNo3
— OptaJoe (@OptaJoe) February 23, 2021
Me këtë gol ai hyn në histori si golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Champions League me plot 72 gola. Ai sot parakaloi Raul Gonzales në këtë renditje. Para tij janë vetëm dy jashtëtokësorët: Leo Messi (119 gola) dhe CR7 (134 gola). /abcnews.al