Sipas analistit Neritan Alibali, vlerësimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për ish-kreun e KED, Ardian Dvorani, si një ndër 12 personalitetet që kanë luftuar korrupsionin, nuk ishte bonus për kryeministrin Edi Rama.
I ftuar në studion e ABC, me gazetarin Endri Xhafo, Anibali theksoi se është në natyrën e Ramës që gjërat t’i komentojë bardh e zi, ndërkohë që kryeministri reagoi menjëherë pas deklaratës së DASH. Sipas analistit ky vlerësim për Dvoranin nuk do të ndikojë në betejën elektorale të PS.
“Elementi Dvorani mendoj se është periferik. Është në natyrën e Ramës që gjërat t’i komentojë bardh e zi. Nuk mendoj se ndërkombëtarët ia kanë dhënë bonus Ramës vlerësimin që kanë pasur për Dvoranin.
Ilir Meta në betejën me Dvoranin arriti ta fitojë sepse Venecia vlerësoi pozitiv qëndrimin e presidentit. Mbi këtë bazë këto shkelje presidenti i ka çuar në SPAK. Tani do të shikojmë kur të gjykohet.
Është në natyrën e Ramës që të përfitojë mbi çdo element pozitiv që i del në luftën politike. Mund të ketë qenë bindja e zotit Dvorani që zgjodhi atë lloj procedure që u kundërshtua nga Venecia. Edhe çështja Dvorani dhe gjithë kjo nuk do ndikojë në asketin elektoral të mbështetjes së PS”, u shpreh ai.
Më tej, Anibali gjithashtu ka komentuar betejën mes PS dhe LSI, ndërkohë që raportet mes Ramës dhe Metës janë tensionuar sërish.
“Kjo është një betejë e madhe. Beteja mes PS dhe LSI bëhet për zonën gri të elektoratit të majtë. Rama e ka marr seriozisht këtë me Metën. Hedhja në tregun mediatik të Fatos Nanos, vaksinimi i Vip, kanë një qëllim elektoral
Kanë filluar të aktivizon ish deputetë të PS që janë përzënë nga Rama. Po nxiten të afrohen me LSI ose me PS. Disa parti komuniste që kanë marrë nga 03%, të cilat për shkak të ligjit elektoral sot bashkohen në një koalicion, mund të mbledhin një numër të caktuar votash pensionistësh dhe mund të ulin elektoratin e PS. I gjithë ky zhvillim brenda së majtës është një presion që po i bëhet Ramës”, deklaroi analisti. g.v/abcnews.al