Dhimbje muskujsh dhe lodhje, aktorja diagnostifikohet me sëmundjen e njohur

schedule13:19 - 23 Shkurt, 2021

schedule 13:19 - 23 Shkurt, 2021

Aktorja amerikane, Olivia Munn, është diagnostikuar me sëmundjen e njohur si Fibromialgjia.

Ajo ka folur hapur për betejën e saj dy vjeçare me këtë çrregullim, duke treguar se gjendja e saj shëndetësore do të jetë nën kontroll, për sa kohë i ndjekë këshillat e mjekut të saj.

“Gjithçka është nën kontroll për sa kohë që vazhdojë të bëjë ushtrime fizike, i përmbahem një diete të shëndetshme, vazhdoj t’i përmbahem rregullave të mjekut dhe të meditoj. Këto janë gjëra shumë të rëndësishme”.

40-vjeçarja ka pranuar se diagnoza e saj ka të bëjë me dhimbje të muskujve, lodhje dhe probleme me gjumin. Madje e ka bërë të reflektojë shumë rreth ushqimeve që i konsumon, sidomos tani që po mundohet ta përmirësojë shëndetin e saj.l.k/abcnews.al