Klosi në ABC News: Në vitin 2021 do të kemi 10 milionë turistë

schedule20:58 - 31 Gusht, 2018

schedule 20:58 - 31 Gusht, 2018

I ftuar në Mbrëmje në ABC News ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi. Një diskutim për sezonin turistik në vend. Sipas tij, ky ka qenë një sezon i suksseshëm dhe se akoma jemi në kulmin e tij. Ai falenderoi “Edicionin Veror” për reklamimin që i ka bërë anëve turistike të Shqipërisë.

Ministri u shpreh se disa prej kompanive më të mëdha në botë janë drejtuar në Shqipëri këtë vit. Ky vrull i këtij sezoni i gjeti të papërgatitur për fluksin e madh. Sipas Klosit, 1 milion e 430 turistë janë futur në Shqipëri vetëm gjatë gushtit, me 25% rritje krahasuar me vitin e kaluar. “Ne kemi rritje galopante çdo vit. Këtë vit ka pasur 4.5 milionë shtetas të huaj, të cilët i kanë sjellë buxhetit të shtetit 1.7 miliardë euro të ardhura.”

Këtë vit ka pasur 300 milionë euro më shumë.Ne nuk vlersojmë potencialin e madh që kemi. Turizmi është, biznes, industri, ekonomi. Sipas ministrit, duhet të shtojmë dëshirën e të rinjve që të zgjedhin profesionet në ndihmesë të turizmit. Ai tha se ka ende probleme në lidhje me derdhjen e ujërave të zeza në det por që nga ky vit do të fillojnë përmirësimet, ashtu siç është bërë dhe në plazhin e Durrësit.

Superarritja këtë sezon është sistemi baywatch, me 13 jetë të humbura krahasuar me 40 të vitit të kaluar. Gjithashtu është rregulluar dhe çështja e zhurmës në plazhe ku pas orës 23:00 vazhdon qetësia. Ai u shpreh se nuk jemi gati për vënien e yjeve nëpër hotele për shkak se Shqipëria është në fillimet e saj në zhvillimin e turizmit. Prioritet për sezonin e ardhshëm do të jetë pastërtia, rendi, mikëpritja. Thelbi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit është vazhdimi më intesitet maksimal i zhvillimit të infrastrukturës dhe krijimi i një aeroporti të ri./abcnews.al