Rrahja e djalit të politikanit serb në Kosovë, policia jep detaje

schedule09:50 - 23 Shkurt, 2021

schedule 09:50 - 23 Shkurt, 2021

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me dhunimin e djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiç.

Sipas policisë së Kosovës 18 vjeçari është dhunuar nga 30 persona sapo ka dalë nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës. Ndër të tjera autoritete kosovare bëjnë me dije se si pasojë e rrahjes, djali I politikanit ka pësuar lëndime në trup dhe për këtë ka marrë ndihmën mjekësore në spital.

Ndërkohë deri më tani në prangat e policisë kanë rënë 7 persona.

“Shkolla “Miladin Mitic”, 22.02.2021 – 10:30. Raportohet se ka ndodhur një rrahje masive në oborrin e shkollës, ku janë të përfshirë nxënësit e shkollës dhe disa persona të tjerë. Si pasojë e rrahjes, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Graqanicës. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit të njëjti janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje kanë reaguar edhe politika në Kosovë, mes tyre presidentja në detyrë Vjosa Osmani, Albin Kurti, ambasadori Italian etj. e.su./abcnews.al