Partizani shpreson të arrijë fitoren e dytë radhazi në kampionat, ndërsa pret Kastriotin në kryeqytet. Trajneri Gega gjykon sesi është paraqitur deri tani skuadra e tij.
Fitorja e parë më në fund u arrit. Partizani la pas disfatën e Korçës dhe e pohoi veten si pretendent për titull këtë sezon, diçka që duhet ta përsërisë në duelin e fundjavës ndaj Kastriotit në “Selman Stërmasi”. Trajneri Skënder Gega synon që futbollistët e tij të mos kënaqen me pak, dhe ta shikojnë Kastriotin si të rrezikshëm.
Skender Gega, trajner i Partizanit: “E kemi ndjek ndeshjen me Korçën, mund ta realizojmë, sot kemi një pjesë tjetër më në detaje. Nga eksperienca por edhe nga ana profesionale asnjë s’duhet ta vejë në dyshim apo ta pargjykojë nga ka ardhur edhe historinë e saj, duhet ta vlerësojmë në maksimum sepse është një 3 pikësh që ne na jep një optimizëm dhe një qetësi më të madhe.”
A mendon trajneri se ekipi është aty ku duhet?
“Kamza meritoi respekt edhe për atë që dha për grintën që dha. Por tek pjesa e dytë tregoi fatmirësisht se nuk kemi probleme fizike thjesht ishte interpretimi në fushë dhe në pjesën e dytë por mendoj që bëmë dhe ndryshimet e duhura besoj se dominuam edhe mund të shkonim më thellë. Megjithatë nuk është kjo performanca që unë pres.”
Shënuesi i golit ndaj Kamzës me goditje dënimi, Bruno Telushi, kërkon sa më shumë të tilla.
Bruno Telushi, futbollist i Partizanit: “Në ekip ka shumë çuna që godasin mirë, thjesht duhet të kërkojmë më shumë ato faullet në zonat e fundit që të marrim sa më shumë faulle sepse ekipi ka shumë çuna që godasin mirë.”/abcnews.al