Flamurtari e gjykon të vështirë ndeshjen në Gjirokastër, ndaj Luftëtarit për Superligën. Gjithsesi, trajneri Daja beson se skuadra e tij mund të luftojë për maksimumin.
Sa më vështirë në stërvitje, aq më lehtë në ndeshje. Ky është parimi i Ilir Dajës, dhe puna e trajnerit duket se po ndihet tek skuadra e tij, Flamurtari.
Njeriui stolit ndihet optimist në prag të sfidës së radhës në Superligë, që do të luhet këtë të shtunë në Gjirokastër në orën 16:45.
Daja: “Secili ekip ka objektivat e veta. E dimë që do na presë një transfertë e vështirë dhe do shkojmë më mendjen te marrja e trepikëshit, dhe ky është qëllimi i Flamurtarit, të këtij sezoni që në çdo fushë duhet të futet për të marrë fitoren”.
Flamurtari barazoi në Durrës javën e parë me Teutën, ndërsa fitoi minimalisht në Vlorë ndaj Kukësit.
Daja bën një analizë.
Daja: “Ndryshimi nga ndeshja e parë në të dytë, jo në ndeshjen e parë nuk kemi bërë mirë, por kemi lënë shumë situata në portën tonë dhe kjo është rekuperuar në ndeshjen e dytë dhe ekipi ka treguar në të dy fazat më stabilitet, lojtarët kanë treguar më personalitet. Kur është loja besoj se edhe rezultati do të vijë”.
Problemi i vetëm mbetet dëmtimi i mesfushorit brazilian Torasa që është në dyshim. /abcnews.al