Policia “rëndon dorën”, gjoba qytetarëve pas orës 20:00 në Elbasan

schedule20:35 - 22 Shkurt, 2021

schedule 20:35 - 22 Shkurt, 2021

Policia e Elbasanit ka shtuar patrullat në terren në kuadër të masave anti-Covid. Efektivë të policisë po kryejnë kontrolle, ndërkohë që në 20:00 ka nisur ora policore, ku ndalohet lëvizja e qytetarëve.

Burime për gazetarin Aldo Kozarja bëjnë me dije se për pak minuta policia ka vendosur 15 gjoba për shkelje të masave.

Ndalimi i lëvizjes nga ora 20:00-06:00 është në fuqi deri në datë 25 shkurt, ndërkohë që gjatë kësaj jave pritet të bëhen me dije masat e reja. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!