Kompania e miliarderit Elon Musk, “SpaceX” kushtuar fluturimeve hapësinore, është kthyer në një laborator për Covid-19.
Sipas ”Wall Street Journal”, më shumë se 4 mijë punonjës të saj u vunë në dispozicion për kërkime mbi imunizimin, hulumtim që u botua më pas në revistën shkencore Nature Communications.
Punëtorët e “SpaceX” janë vetëofruar muajt e fundit, për të marrë mostra gjaku në mënyrë që studiuesit të mund të analizojnë përmbajtjen e antitrupave, të cilët mund t’u sigurojnë njerëzve një mbrojtje të qëndrueshme kundër virusit, por që ata nuk bëhen imunë.l.k/abcnews.al