Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama nxjerr fotot nga Dispanceria në Tiranë: Si dita me natën në krahasim me 7 vite më parë

schedule14:48 - 22 Shkurt, 2021

schedule 14:48 - 22 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga dispanceria në kryeqytet duke treguar gjendjen e saj 7 vite më parë dhe sot. Rama shkruan se nuk duhet të mërziten ata që nuk duan të shikojnë këto pamje nga infrastruktura e shëndetësisë shqiptare. Ai shton se ndryshimi është si dita me natën në krahasim me 7 vite më parë.

“Mos të mërziten ata që s’duan të shikojnë, sepse këto pamje nga infrastruktura e shëndetësisë shqiptare, si ishte deri 7 vjet më parë e si është sot, janë shumë dhe duhen shumë ditë për t’i ekspozuar në funksion të freskimit të kujtesës

Nuk është qëllimi i këtij ekspozimi as për t’u mburrur e as për të kërkuar duartrokitje, sepse ka kaq shumë akoma për të bërë sa unë jam i pakënaquri më i madh me ku jemi! Por ama kush thotë se këtu ku jemi, nuk është si dita me natën me ku ishim deri vetëm 7 vjet më parë, duhet ndihmuar të freskojë kujtesën, që ta kuptojë pa asnjë mundim se jemi në rrugën e duhur dhe duhet vetëm të mos ndalemi”, shkruan Rama./mv.abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!