Ishte shtruar prej disa ditësh, ndërron jetë nga COVID një 28-vjeçare pa sëmundje të tjera

schedule13:27 - 22 Shkurt, 2021

schedule 13:27 - 22 Shkurt, 2021

Një 28-vjeçare nga Elbasani e infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetën ditën e sotme . Burime bëjnë me dije për gazetarin e ABC Aldo Kozarja se ajo ka ndërruar jetë në një prej spitaleve COVID në kryeqytet.

E reja ishte shtruar prej disa ditësh, ndërsa mësohet se nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u konfirmuan 1184 raste të reja me COVID nga 4013 testime testime të kryera në total, ndërsa 13 persona humbën jetën./mv.abcnews.al