Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie ndaj të riut, Leonard Berisha i akuzuar se dhunoi një mjek të QSUT-së, Petrit Gjorgji. Berisha ka shprehur në gjykatë ndërsa pretendon se mjeku po i rrihte gjyshin.
Mjeku i urgjencës së QSUT, Petrit Gjorgji u dhunua dje nga një i afërm i një pacienti gjatë orarit të punës dy ditë më parë.
I kontaktuar nga gazetarja e abcnews.alGerta Vasku, mjeku Petrit Gjorgji tregoi si ndodhi incidenti. Ai tha se kishin një pacient me probleme me veshkat, ndërsa për një moment ka rënë nga krevati. Gjormi shpjegoi se me ndihmën e kolegëve janë munduar ta ngrenë.
Ky moment ka irrituar të afërmin që shoqëronte pacientin, i cili e ka goditur nga pas mjekun./mv.abcnews.al