Besimin që na dhanë qytetarët e kemi kthyer në punë konkrete deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi inspektoi punimet e kryera në një bllok banimi. Erion Veliaj ishte në njësinë administrative numër tetë, ku shigjetoi edhe paraardhësin e tij në bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shkoi në lagjen e paraardhësit të tij Lulzim Basha. Inspektoi punimet e kryera në infrastrukturën rrugore dhe shigjeton kryetarin e Partisë Demokratike.
“Ky është vetëm mandati ynë i parë, por në Njësinë 8 nuk ka pasur asnjëherë kaq shumë investime. Në të kaluarën, Njësia 8 ka prodhuar edhe kryetarë bashkie, edhe nënkryetare bashkie, por nuk do të thotë që të qenit çun apo gocë e lagjes përkthehet në punë. Përkthehet ndoshta në manipulim të votuesve, por jo në punë konkrete; besoj se e kemi provuar që punë konkrete mund të bëjë vetëm kjo administratë. Banorët e Njësisë 8 janë treguar qytetarë model, duke nisur nga zonat e saj të vjetra, me tironsit e vjetër, me ata që kanë qenë të parët që lenë një metër për të tërhequr avllinë e tyre që të kalojnë familjarët, prindërit, parapelgjikët, nënat me karrocë”.
Në këtë bllok, banimi që kufizohet nga rruga “Qemal Stafa” rruga e “Dibrës” dhe rruga “Bardhyl” janë rehablituar rrugët tortuarët dhe është instaluar ndriçimi në një sipërfaqe prej 47 hektarësh.
Bashkia sipas kryetarit Erion Veliaj me këtë investim ju ka kthyer banorëve besimin që ata kanë shprehur duke votuar Partinë Socialiste.
“Besoj se i jemi përgjigjur Njësisë 8, ashtu siç njësia na është përgjigjur ne. Njësia 8 na ka dhënë një besim të fortë në dy votime rradhazi, kurse ne i jemi përgjigjur me dyfishimin e investimeve në këtë njësi. Kemi një paketë me 50 rrugë, 47 ha, pra një bllok të tërë; “4 Dëshmorët”, “Qemal Stafa”, Rr. e ‘Dibrës’”.
Krybashkiaku Veliaj solli në vëmendje edhe ndërhyrjet e bëra në infrastrukturën arsimore per te cilat tha se kane sjelle shfryrje të ngarkesës në klasa, si dhe rritje të cilësisë së mësimdhënies. /abcnews.al