Nga Nesrine Malik, The Guardian
Këtë muaj ndodhën dy ngjarje të rëndësishme që kanë përcaktuar skajet e kundërta të spektrit të drejtësisë racore.
Në ngjarjen e parë në një intervistë sekretari i brendshëm, Priti Patel dënoi ashpër protestat e Black Lives Matter verën e kaluar duke i cilësuar si “të tmerrshme “. Në të dytën, Black Lives Matter UK njoftoi se do të jepte gjysmën e financimit që kishte marrë që kur protestat filluan për grupet bazë në të gjithë vendin.
Këto ngjarje, me më pak se një javë larg nga njëra-tjera, zbulojnë dy sferat në të cilat po zhvillohet lufta për drejtësi racore: ekziston ajo imagjinare e ndërtuar nga media dhe politikanët dhe sfera e botës reale.
Në zyrën e shtypit Konservator dhe mediat e djathta, po zhvillohet një luftë kulturore që përfshin sulme të përditshme mbi një grup personazhesh dhe organizatash të lidhura gjerësisht me drejtësinë racore, të drejtat e emigrantëve ose përpjekjet për të rivlerësuar llogarinë e Britanisë për historinë e saj koloniale.
Black Lives Matter vazhdon të jetë objektivi kryesor.
Lëvizja ka qenë e përfshirë në debate si një simbol i një koalicioni përçarës të marksistëve dhe vandalëve, i vendosur për të prishur paqen dhe kthimin e çështjes së drejtësisë racore.
Në realitet, BLMUK po vazhdon në heshtje punën konstruktive për të bërë ndryshimin. Organizata, e cila synon t’i japë fund persekutimit policor dhe të promovojë drejtësinë racore, do të shpërndajë 600,000 paund nga fondet e marra në donacione që nga vera e kaluar për një sërë grupesh puna e të cilëve synon të “përmirësojë jetën e njerëzve më ngjyrë në një shoqëri raciste”.
Ndërsa fillimisht, BLMUK merrej kryesisht me sabotim kulturor, grupi ka qenë duke punuar për të ndihmuar familjet që të hetojnë vdekjet e të dashurve të tyre në paraburgim, dhunën në familje dhe grupet e komunitetit që mbrojnë komunitetet e prekura nga kanceri, kushtet shëndetësore afatgjata dhe Covid-19, raporton abcnews.al
Financimi nuk është vetëm një vërejtje ndaj narratives së djathtë që kërkon të cilësojë grupin si përçarës, por gjithashtu një shenjë që sulmet ndaj çështjes kulturore kanë kufizimet e tyre.
Rezistenca mund të jetë e qëndrueshme në sulmet bazë por duhet të jetë e fortë deri në fund. Gjithashtu është vënë re një efekt tronditës në punën e organizatave bamirëse dhe vullnetare të cilave u kërkohet ligjërisht të jenë të paanshme.
Kreu i një organizate bamirëse për të drejtat e emigrantëve tha , se kur merr përsipër projekte të reja, nuk duhen vlerësuar vetëm burimet, por gjithashtu edhe qasja ndaj paragjykimeve politike.
Madje ai shqetësohet më tepër për sigurinë e stafit të tij pas sulmeve të Patel ndaj ” avokatëve aktivistë “.
Ky rrezik mund të eliminohet lehtësisht. Episodet në luftën kulturore i japin rëndësi faktit se çdo gjë është nxitur për të shkëputur qëllimisht vëmendjen nga dështimet e qeverisë. Në janar, ndërsa numri i vdekjeve filloi të rritet pas heqjes së kufizimeve, Robert Jenrick i cilësoi çështje prioritare: mbrojtjen e statujave .
Megjithatë, ekziston një front tjetër i luftës kulturore.
Qëllimi i tyre është të formësojnë klimën kulturore dhe shoqërore në mënyrë që të jetë padëmshme dhe jo në kundërshtim me vlerat e tyre.
Kjo klimë gjithnjë e më armiqësore është Kane Shaw, i “United Voices of the World”, një sindikatë e punëtorëve të pasiguruar dhe emigrantëve dhe një nga përfituesit e fondeve BLMUK.
Sindikata e tij, përballet me rreziqe ku është gjithnjë e më e vështirë për të mbledhur fonde për shkak të pengesave ligjore, një shtypi antagonist dhe një “ideologji mbizotëruese”. Vetë BLMUK-u ka luftuar për të hapur llogari bankare për shkak të dyshimit të ngritur nga emri i tij, dhe është dashur të shmangë paraqitjet publike për shkak të sulmeve në shtypin e djathtë dhe qeverinë.
Për dividentët ia vlen të luftosh. Mbështetja e komuniteteve me ngjyrë do të kishte përfitime për të gjithë shoqërinë duke e bërë politikën të tregojë më shumë solidaritet.
Duke lënë mënjanë luftën kulturore, e majta rrezikon të anashkalojë ndikimin e saj mbi vetë individët dhe grupet që janë e ardhmja e saj./abcnews.al

