Brenda pak ditësh në fshatin Zvirinë janë vjedhur arkat e 3 kishave dhe 5 banesa emigrantësh.
Hajdutët kanë hyrë përmes dritareve në dy prej kishave ndërsa në kishën e Shën e Premtes kanë hapur me mjete të sofistikuara derën.
Nuk dihen vlerat monetare të përvetësuara ndëkohë që sipas banorëve dhe priftit të fshatit, fenomeni është i përsëritur, ndërsa pavarësisht denoncimit në polici nuk ka asnjë autor të dyshuar./abcnews.al

