Xhaçka në Kuvend: Shqipëria ka bërë gjithçka i është kërkuar, radhën e ka BE

schedule10:31 - 22 Shkurt, 2021

schedule 10:31 - 22 Shkurt, 2021

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në fjalën e saj në Kuvend tha se Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat sa i përket procesit të integrimit.

“Asnjëherë më parë një mazhorancë nuk ka bërë më shumë sa kemi bërë ne për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Xhaçka.

Ajo gjithashtu theksoi se frika nga drejtësia i bën ata që nuk duan ta shohin Shqipërinë në BE, të pengojnë reformat vendimtare për integrimin e vendit.

“Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, i ka plotësuar kushtet. Lajmi i mirë është se këtë nuk e them vetëm unë, Shqipëria, por dhe vendet anëtare. Gjatë këtij viti nuk do të zvarritet procesi një herë me 5 kushte apo 15.

Shqipëria i ka plotësuar 15 kushtet dhe kjo do të rrezikonte kredibilitetin e BE. Shqipëri ka bërë gjithçka që është kërkuar, radhën e ka BE. Zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është çelësi që do të hapë rrugën e integrimit”, tha më tej Xhaçka.

/abcnews.al/