Florent Muslija shënoi një gol shumë të bukur sot, por në fund nuk i shërbeu aspak ekipit të Hannover. 22-vjeçari dardan (4 ndeshje me Kosovën) realizoi golin e parë të ekipit të tij në humbjen 3-2 jashtë fushe ndaj Dusseldorf.
Ishte minuta e 36-të, vendasit po kryesonin 1-0 dhe mesfushori ofensiv, pasi shfrytëzoi një largim të pasigurt të portierit të Dusseldorf, e mposhti këtë të fundit me një goditje të saktë me të djathtën.
Goli i tretë sezonal në Bundesliga 2 për Muslijën, teksa Hannoveri dështoi sot jashtë fushe, duke komplikuar disi objektivin e rikthimit në elitën e futbollit gjerman. /abcnews.al