Armando Broja gjen golin e radhës në Eredivisie. Katër minuta i kanë mjaftuar sulmuesit të talentuar të kombëtares kuqezi, për t’i dhuruar avantazhit Vitesses në sfidën jashtë fushe kundër PSV-së.
Aksion i bukur i skuadrës mike dhe finalizim i 19-vjeçarit nga Malësia e Madhe, i cili mposhti portierin kundërshtar me një diagonale të menjëhershme dhe të saktë.
https://streamable.com/ih73uu
Një gol i rëndësishëm përballë një prej ekipeve më të forta të kampionatit holandez. Rrjeta e tetë sezonale për Brojën, i cili është golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij. /abcnews.al

