Na ndajnë vetëm pak orë nga derbi i Madoninës, por tashmë atmosfera në “San Siro” ka filluar të nxehet. Kush më mirë se tifozët e bëjnë më të bukur një ndeshje si Milan-Inter, të cilët nëse nuk do të ishte pandemia e koronavirusit do të dhuronin spektakël në shkallët e stadiumit.
Atmosfera calda a #SanSiro, il tifo rossonero a poche ore dal #derby #MilanInter @MilanNewsit pic.twitter.com/28QH3HLfod
— Antonio Vitiello (@AntoVitiello) February 21, 2021
Megjiathë, të dy tifozeritë janë mbledhur jashtë “San Siros” dhe po presin me padurim autobusët e ekipeve të tyre të zemrës. Ultrasit kërkojnë t’i motivojnë idhujt e tyre para kësaj ndeshjeje të rëndësishme, e cila mund të vendosë edhe titullin kampion.
Verso il derby, la carica dei tifosi dell’Inter: bandiere e cori per gli oltre 2.000 all’esterno di San Siro #MilanInter pic.twitter.com/yt882ZGCno
— calciomercato.com (@cmdotcom) February 21, 2021
Kujtojmë që tifozët e Milanit u mblodhën dhe gjatë ditës së djeshme në Milanello, ku i elektrizuan djemtë e Piolit gjatë stërvitjes. Edhe sot ata janë mbledhur jashtë portave të Curva Sud, ndërsa ato të Interit në anën e kundërt të stadiumit, tek Curva Nord. /abcnews.al