Arsenali pret Manchester City ditën e nesërme (17:30). Miqtë vijnë nga 17 fitore radhazi në të gjithë kompeticionet dhe po dominojnë Premier League.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta flet rreth përballjes ndaj skuadrës së Pep Guardiolës, teksa ndalet gjatë te porositë dhe kërkesat për djemtë e tij.
“Është momenti ku do të përcaktojmë se çfarë rrjedhe do të marrë sezoni ynë. Do të kuptojmë nëse mund ta ngushtojmë hendekun me skuadrat e nivelit të Manchester City.
Ne kemi ndërmend të afrohemi me vendet e para, duhet të bëjmë një ndryshim, ka ardhur momenti të shkundemi dhe të japim një sinjal.
Duhet të jemi vetvetja, nuk ka rëndësi se kush zbret në fushë. Dua të shoh një skuadër që luan me personalitet dhe karakter, diçka që e kemi treguar në muajt e fundit.
Nëse e bëjmë një gjë të tillë, mund t’i shkaktojmë probleme çdo kundërshtari, por duhet të luajmë që në minutën e parë në këtë mënyrë“, deklaroi Arteta. /abcnews.al