Kjo modele na tregon se bukuria nuk ka peshë

schedule20:08 - 30 Gusht, 2018

schedule 20:08 - 30 Gusht, 2018

Tess Holliday ka heshtur kritikët me debutimin e saj në koperinën e revistës prestigjoze Cosmopolitan. Ajo bëri bujë me këtë dalje për shkak se zakonisht nëpër kopertina vendosen vetëm modele të ngjashme me engjëjt e Viktoria Secret.

Modelja e përmasave të mëdha shpeshherë ka rënë prë e komenteve negative në profilet në rrjetet sociale për shkak të peshës së saj. Për këtë arsye ajo ndërmori një fushatë të quajtur #effyourbeautystandards, për të shpërndarë mesazhe pozitive dhe nxjerrjen në pah të standarteve të dyfishta për bukurinë femërore.

Për daljen e saj në revistë ajo u shpreh shumë e emocionuar duke thënë: “Nuk më besohet që jam pjesë e kopertinës. Nëse do të kisha parë një vajzë të përmasave të mia në këto lloje revistash kur isha e vogël, jeta ime do të kishte ndryshuar”.

Fansat e kanë mirëpritur këtë numër të revistës si hapin e duhur ndaj drejtimit të manifestimit të bukurisë femërore në të gjitha drejtimet. Shumë njerëz kanë shprehur se modele të tilla duhen parë më shpesh nëpër revista për të nxjerrë në pah diversitetin e asaj se ç’ka do të thotë të jesh e bukur./abcnews.al